Sllovenia me masa të reja kundër përhapjes së Covid-19

Mos i humb

Sllovenia i shtohet listës së vendeve të cilët kana paralajmëruar masa të reja kufizuese, kundër përhapjes së COVID-19.

Autoritetet do të ndalin udhëtimit midis komunave të vendit, nisur nga dita e nesërme për të paktën një javë.

Sipas autoriteteve kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet.

Më herët gjatë këtij muaji, qeveria e kryeministrit, Janez Jansa, kufizoi udhëtimin midis rajoneve dhe vendosi për zhvillimin e mësimit në distancë.

Sllovenia ka më pak se 2.1 milionë banorë, gjatë fundjavës vendi raportoi gati 14,300 raste aktive të Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit