Bie lehtë numri i të infektuarve me Covid-19, regjistrohen 288 raste të reja dhe 3 humbje jete

Mos i humb

Ka shënuar rënie të lehtë numri i të infektuarve me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 288 raste të reja infektimi nga 1304 testime të bëra.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton se virusi i rëndë iu ka marrë jetën 3 pacientëve, ndërkohë që janë shëruar 51 të infektuar.

Mesazhi i Manastirliut:

Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri:
🔴288 të prekur

🟢51 të shëruar
⚫3 humbje jete
⚪280 të shtruar në spitalet COVID
⏬ Mos harroni
#Maskë😷 #Distancë↔️ #Higjienë🧼
#MbroShëndetinKujtojmë se që nga muaji mars, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në vendin tonë, janë konfirmuar 19,445 raste pozitive, prej të cilëve janë shëruar 10,705, ndërsa janë ende aktivë 8260. Ndërkohë, deri më sot kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm 480 të infektuar.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOgertaManastirliu%2Fposts%2F1081768028945913&show_text=true&width=552&height=535&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit