Snowden: Arrestimi i Assange është “moment i errët për lirinë e medias”

Mos i humb

Denoncuesi amerikan Edward Snowden e quajti arrestimin e themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange “një moment i errët për lirinë e medias”.

“Pamjet e ambasadorit ekuadorian duke i bërë thirrje policisë sekrete të Britanisë së Madhe për të zvarritë jashtë një botues, doni apo jo, një gazetar fitues i çmimeve në gazetari, do të përfundojnë në librat e historisë. Ky është një moment i errët për lirinë e medias”, tha Snowden në një porosi në Twitter.

Ndërkohë, kryeredaktori i tevelizionit rus RT, Margarita Simonyan, u tha gazetarëve në Moskë se Assange kishte parashikuar arrestimin e tij.

“Ai më tha: Do të shihni, Uashingtoni do të ndërrojë presidentin e Ekuadorit, dikush tjetër do të vij në vendin e tij, dhe do të më mohojë azilin politik. Pas kësaj do të ekstradohem nga Mbretëria e Bashkuar në Suedi, dhe nga atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, tha Simonyan.

Kujtojmë se themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange u arrestua sot brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Policia britanike tha se Julian Assange (47) është arrestuar sot nga oficerët e Shërbimit Policor Metropolitan (MPS) brenda ambasadës së Ekuadorit në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Penale më 29 qershor të vitit 2012, dhe shton se brenda ambasadës janë futur me ftesë nga ambasadori, si rrjedhojë e pezullimit të azilit nga qeveria ekuadoriane”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit