Somali, përfundojnë me sukses “zgjedhjet e para të popullit” pas 50 vitesh

Mos i humb

Në zgjedhjet lokale në shtetin Puntland të Somalisë, qytetarët dolën në votime për herë të parë që nga viti 1969, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e Televizionit Kombëtar Somalez (SNTV), thuhet se ka pasur një pjesëmarrje të fortë në zgjedhjet që përfunduan mbrëmjen e djeshme në rajonet Qardho, Eyl dhe Ufeyn të provincës Puntland.

Teksa kryeministri somalez, Hussein Roble njoftoi se zgjedhjet ishin një hap i rëndësishëm për demokratizimin e vendit, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) uroi Puntland-in për suksesin e saj.

Në Somali, ku përfaqësuesit e fiseve me vite votojnë në vend të popullit për shkak të problemit të sigurisë, shteti i Puntland-it ka hapur një terren të ri.

Procesi i zgjedhjeve ka nisur më 29 korrik

Procesi zgjedhor në Somali, i cili është shtyrë që nga fillimi i vitit, në shtetin Jubaland ka nisur më 29 korrik.

Në vendin, ku filloi dhuna për shkak të vonesës së afatit zgjedhor, tensionet u ulën pasi kryeministri Muhammed Hussein Roble mori përsipër procesin, por filluan diskutimet për autoritetin midis Roble dhe presidentit, Mohammed Abdullahi Fermaajo.

Sistemi zgjedhor në Somali

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vend mbahen radhazi. 275 anëtarët e Dhomës së Ulët e njohur edhe si “Kuvendi Popullor”, zgjidhen për 4 vjet nga 14 mijë delegatë që përfaqësojnë fise të ndryshme në Somali.

54 anëtarët e Dhomës së Lartë të Parlamentit përcaktohen nga këshillat shtetërorë.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit përcaktojnë kryeparlamentarin dhe presidentin e ri.

Përfundon pa sukses plani “një person, një votë”

Somalia, e cila zbaton sistemin e saj unik fisnor në zgjedhje, kishte planifikuar që të gjithë qytetarët të votonin në këto zgjedhje me parimin “një person, një votë” në të gjithë vendin, por kjo nuk u arrit.

Në Somali, e cila qeveriset nga sistemi me në qendër fisin e quajtur “sistemi 4,5”, 4 fiset më të mëdha të vendit dërgojnë deputetët e tyre në parlament në numër të barabartë ndërsa fiset e tjera zgjedhin gjysmën e tij.

Në Somali, kandidatët presidencialë përfshijnë dy ish-presidentë, një kryeministër dhe një kryetar parlamenti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit