Somali, vriten 21 militant të al-Shabab në sulmet ajrore

Mos i humb

Të paktën 21 militantë të al-Shabaab raportohen të vrarë në provincën jugore Shabelë e Ulët e Somalisë, mbrëmë vonë në kuadër të rifillimit të një fushate ushtarake, thanë burimet ushtarake.

Duke cituar zyrtarë ushtarakë, radioja e Ushtrisë Kombëtare të Somalisë (SNA) raportoi se forcat somaleze të mbështetur nga Misioni i Unionit Afrikan në Somali (AMISOM) filluan dy sulme ajrore, ndaj degës së al-Kaidës, bazat al-Shabaab, në qytetet Mubarak dhe Janale.

“Sulmi i parë ajror shënjestroi bazën al-Shabaab në qytetin Mubarak, rajoni i Shabelës së Ulët, duke vrarë të paktën 21 militant, përfshirë luftëtarë të huaj”, njoftoi radioja ushtarake, duke shtuar se në sulmet ajrore gjithashtu mbetën të plagosur 37 luftëtarë.

Sulmi i dytë ajror goditi një kamp tjetër militant në qytetin Janale, në të njëjtin rajon.

Janale, është një qytet bujqësor, që shtrihet rreth 80 kilometra në jug të kryeqytetit Mogadishu.

Në një sulm të fundit ushtarak, të mbështetur nga forcat tokësore dhe ajrore, forcat e Somalisë kohët e fundit çliruan qytetin strategjik bujqësor Awdhegle nga al-Shabaabi.

Të mërkurën, të paktën nëntë njerëz u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën pasi një sulmues me bombë vetvrasëse, shpërtheu një makinë ku në shënjestër kishte një bazë ushtarake në Awdhegle. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi terrorist al-Shabaab.

Gjatë dy dekadave të fundit Somalia e vendosur në Bririn e Afrikës, që kufizohet nga Etiopia në perëndim dhe Gjiri i Adenit në veri, ka përjetuar sulme të shumta terroriste.

Në tetor 2017, qindra njerëz u vranë në dy sulme me makina-bombë në Mogadishu, sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit