Bashkimi Evropian është gati për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas shpërthimit të COVID-19, deklaron ambasadori Luigi Soreca.
“BE-ja është e gatshme të mbështesë #BallkaninPerëndimor, përfshirë Shqipërinë, në adresimin e shpërthimit #COVID19. Komisioni Evropian po shikon gjithashtu mundësitë për të ridrejtuar fondet #IPA, Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkuhet në një postim të tij në Twitter.
Ditë më parë, Soreca deklaroi se Bashkimi Europian po punon në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19, si dhe BE është e gatshme për të dhënë edhe ndihmë financiare nëse do të jetë e nevojshme.