Soros do të fillojë fushatë për referendum të dytë për Brexit

Mos i humb

 

 

George Soros do të fillojë fushatë për mbajtjen e referendumit të dytë për Brexit. Referendumi i dytë do të mund të shpëtojë Britaninë e Madhe nga dëmet me përmasa të mëdha, tha të martën në Paris filantropi hungarezo-amerikan.

Soros (87) themelues i Fondacionit për Shoqëri të Hapur do të bashkëpunojë me organizatën “Best for Britanin” me shpresë se do të ndryshojë mendimin e opinionit britanik dhe t’i bind se anëtarësimi në BE është në interesin e tyre më të mirë.

Fushata e cila do të fillojë gjatë ditëve të ardhshme do të ketë për qëllim që të sigurojë referendum të dytë për Brexit në afat prej një viti.

“Brexit është proces jashtëzakonisht i dëmshëm për të dyja palët. Dalja do të jetë një proces afatgjatë, me siguri do të zgjasë më shumë se pesë vite”, tha Soros.

Ai po ashtu shtoi se popullit britanik i ngelet se çfarë dëshiron, ndonëse do të ishte më mirë të marrë vendimin e duhur më herët, e jo më vonë.

Në referendumin e mbajtur më 23 qershor të vitit 2016, britanikët me 52 për qind të votave vendosën se dëshirojnë të braktisin BE-në, ndërsa për të qëndruar në këtë union ishin 48 për qind të qytetarëve.

Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja në mars të vitit të ardhshëm, pasi mbi katër dekada ishte anëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit