Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Mos i humb

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të 21 komunave.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, u shpreh ai.

Ndryshe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është zhvilluar më 14 nëntor.

Në kuadër të zgjedhjeve lokale nga raundi i parë dhe i dytë Partia Demokratike e Kosovës arriti të fitojë më tepër komuna, saktësisht shtatë komuna.

Pas kësaj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, më pas AAK si dhe Lëvizja Vetëvendosje me katër komuna

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit