SOT MBAHET NË TETOVË KONGRESI I PARË I LËVIZJES BESA

Mos i humb

Lëvizja BESA sot do të mbajë Kongresin e saj të parë ku do të zgjedhë strukturat partiake dhe kryetarin e partisë. Zyrtarët e partisë kanë njoftuar se organet kompetente të partisë kanë bërë të gjitha përgatitjet për kongresin.

Pritet që mbi 500 delegatë do ta zgjedhin kryetarin e ri të partisë dhe Këshillin Qendror të partisë. Kandidaturat për kryetar pritet që të deponohen në kongres.

Kongresi i parë i Lëvizjes BESA do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Nga partia njoftojnë se punimet do të fillojnë në orën 11:00, ndërsa pjsesa protokollare do të zgjasë deri në orën 12:00.

Ndërkohë, më herët gjatë procesit të ristrukturimit janë rithemeluar ose rizgjedhur mbi 200 nëndegë dhe 28 degë në nivel republikan. /SHENJA/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit