Sot Rama takon Blinken, Shqipëria dhe SHBA do bashkërendojnë veprimet në Këshillin e Sigurimit të OKB

Mos i humb

Sot do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington.

Ky takim vjen në një moment kur Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe me ndihmën e SHBA ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë këshill të Kombeve të Bashkuara.

Sot delegacioni do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Blinken, në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur gati 10 ditë më parë nga SHBA si vendi pendë mbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për çështjen e Ukrainës.

Gazetarja Anila Hoxha, e cila ndodhet në New York për të përcjellë të dhënat më të fundit, tha se jozyrtarisht se në takimin që do të mbahet sot do të diskutohet edhe për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me Amerikën, dhe gjithashtu edhe sa i takon çështjes së Afganëve. Kryeministri Edi Rama do të ketë takime edhe me disa kongresmenë.

Kujtojmë se dje Shqipëria kremtojë anëtarësinë dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Pas kësaj, kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka patën një takim formal me sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Gutierres, ku diskutuan sigurisht edhe për Ukrainën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit