Sot seanca e parë gjyqësore për Evis Kushin, Vokshi: Mungoi nga gjyqi, nëse do kishte moral do të kishte dhënë dorëheqjen

Mos i humb

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediet në lidhje me padinë që ka ngritur ndaj ministres së Arsimit, Evis Kushi, për daljen e tezave të provimeve të maturës shtetërore.

Vokshi tha se Kushi nuk ishte prezente në seancën e parë gjyqësore që u zhvillua sot dhe se nuk pati mundësinë të paraqiste në gjyq faktet dhe provat që kishte mbledhur ndaj Evis Kushit.

Voskshi tha së nëse Kushi do të kishte sa do pak moral do të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministres.

“Sot isha në një seancë gjyqësore për një padi të ministres Evis Kushi për denoncimet që unë kam bërë për nxjerrjen e tezave të provimit parauniversitar.

Sot oshte seanca e parë por ministrja Kushi nuk ishte prezentë.

Kisha me vete të gjitha prevat dhe faktet, por edhe pasojat e keqmenaxhimit të shkeljeve në ministrinë e arsimit. E pata të pamundur të paraqesë provat por Kushi mungoi.

Do ishte në nderin e saj dhe moralin e saj, nëse i ka mbetur sado pak fike të kishte dhënë dorëheqjen”, tha Vokshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit