Sot zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut sot votohet për zgjedhje parlamentare dhe ato presidenciale.

Qendrat e votimit për votuesit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Nëse procesi i votimit ndërpritet në ndonjë qendër, procesi do të vazhdojë për aq kohë sa ka ndodhur ndërprerja edhe përtej orës 19:00, por jo më shumë se 3 orë.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare marrin pjesë 17 koalicione dhe parti politike. Kandidojnë për deputetë 1.002 burra dhe 753 gra. Mandatin për ta formuar qeverinë e re do ta fitojë ajo parti që do të sigurojë shumicën prej 61 deputetëve.

Për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit në garë janë Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkov e VRMO-DPMNE. Kandidatja e opozitës mori dyfishin e votave në raundin e parë ndaj Pendarovksit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit