Soylu: Numri i terroristëve brenda vendit ka rënë në 445

Mos i humb

Soylu, në një postim në rrjetet sociale theksoi se janë neutralizuar 4 terroristë në provinca në juglindje të vendit, Şırnak dhe Elazığ.

“Numri i përgjithshëm i terroristëve brenda vendit ra në 445. Inshallah, terrorizmi më nuk do të jetë fati i këtij vendi. Pak më shumë durim dhe përpjekje”, shkroi ai.

Vërejtjet e tij erdhën pasi forcat turke të sigurisë neutralizuan 4 terroristë të PKK-së.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizojnë” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit