Soylu: Rreziku nga FETO ende nuk ka kaluar

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu,  në Stamboll ka deklaruar se rreziku nga organizata terroriste FETO ende nuk ka kaluar.

“Nuk mund të themi se ka kaluar rreziku nga FETO. Kjo do të ishte e gabuar të deklarohet. Sipas mendimit tim, saktë jemi në gjysmë të rrugës deri në eliminimin e plotë të rrezikut të FETO-s”, tha Soylu.

Ai deklaroi se informacioni që më herët u paraqit lidhur me qëndrimin në Gjermani të të arratisurit të FETO-s, Adil Öksüz, është i konfirmuar.

“Është e njohur se kohë më parë qëndroi në Gjermani. Nuk mund të flasim mbi atë nëse diku ka udhëtuar. Informacioni i mëhershëm nga Gjermania është i saktë”, tha Soylu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit