Spahia: Mirënjohje për ndihmën ndaj shtresave në nevojë

Mos i humb

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka vizituar sot qendrën për shtresat në nevojë, Organizatën shqiptare të Urdhërit të Maltës.

Në një postim në rrjete sociale, Spahia ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës për ndihmë që iu japin shtresave në nevojë.

“Kënaqësi të nisësh ditën ndryshe, krah atyre që marrin dhe japin një kontribut të çmuar në komunitetin tonë. Vizitova qendrën e Organizatës shqiptare të Urdhrit të Maltës (Malteser Shqipëri), e cila prej afro 30 vitesh luan një rol të rëndësishëm në ndihmën që jep për shtresat në nevojë, si dhe në fushën mjekësore e mbrojtjen civile. Bashkë me koordinatorin Maranaj Marku pata mundësinë të takoj një pjesë të personave që asistohen me ndihmë prej tyre, si dhe stafin që me përkushtim ju gjendet pranë. Në mbyllje të kësaj vizite pata rastin t’i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time dhe të komunitetit të Shkodrës Organizatës shqiptare të Urdhërit të Maltës (Malteser Shqipëri),  për të gjithë veprimtarinë e saj dhe kontributin e dhënë në Shkodër e Shqipëri”, shkruan Spahia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit