Spahiu ju kthen ashpër veteranëve: “Pushka top ju bëftë”

Mos i humb

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur që e nisi debatin për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, i ftuar në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, iu është përgjigjur ashpër OVL- së së UÇK’së të cilët kanë kërkuar hetim ndaj Spahiut lidhur me këtë deklaratë.

Spahiu, i ftuar në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka reaguar pas kërkesës së veteranëve të cilët kanë kërkuar nga Prokuroria hetim lidhur me deklaratat e Nexhmedin Spahiut, i cili para disa ditëve ka thënë se Adem Jashari nuk ka lindur më 28 nëntor por më 10 tetor të vitit 1955.

“Pushka top ju bëftë”, ka thënë Spahiu , duke iu përgjigjur OVL- së së UÇK- së dhe duke e quajtur qesharake kërkesën e tyre.

Ai ka thënë se për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari është i sigurt se është më 10 tetor të vitit 1955, pasi ai ka parë dokumente zyrtare.

Spahiu ka insistuar se Adem Jashari ka lindur më 10 tetor të 1955, pavarësisht se pas deklarimit të tij janë bërë publike shumë dokumente që dëshmojnë të kundërtën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit