Spaho: Kryesia nuk ekziston! PD do të riorganizohet duke zbatuar vendimet e 11 dhjetorit

Mos i humb

Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga PD. Sipas tij vendimi është i pavlefshëm pasi  Kryesia që vendosi shkarkimin nuk ka ekzistuar, shprehet Spaho.

Po ashtu ai rithekson se në Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mijë delegatë kanë shkarkuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe Kryesinë.

Reagimi i plotë:

Vendimi eshte i pavlefshem pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka ekzistuar as me statutin e miratuar ne korrik,pasi nuk u respektuan kriteret statutore te zgjedhjes pasi 60% e saj u emerua nga Basha.

Se dyti ne Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mije delegate kane shkarkuar Bashen dhe kryesine dhe po ashtu 44 mije anetare kane shkarkuar Bashen.

Masat e marra dje kane synim te largojne vemendjen  nga problemi themelor qe kane demokratet,te cilet ne 8 janar Basha i sulmoi me mercenaret e futur ne godinen e PD dhe me pas me policine e Rames ju hodhi gaz lotsjelles. Pati 12 te plagosur.

Kjo tregoi bashkepunimin e Bashes me Ramen dhe tregoi qe opozita e vertete eshte ajo qe doli nga Foltorja.

Ne do vazhdojme te zbatojme vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit i cili do te riorganizoje PD. Nderkohe do te vijojme me programin. e PD ,luften ne Parlament kunder narkoregjimit te Rames,do te zhvillojme protesta derisa te rrezojme kete regjim me synimin qe ta rikthejme PD ne pushtet.

Ne keto 8 vite PD degjeneroi dhe humbi te gjitha vlerat nen pushtetin e nje njeriu te vetem.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit