Rama takim me Komitetin Olimpik Shqiptar: Na duhet një qendër olimpike në Tiranë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete, tha se Tiranës i duhet një qendër olimpike.

Duke vlerësuar rëndësinë e një qasje krejt të re në këtë drejtim, kryeministri kërkoi angazhimin e institucioneve pjesëmarrëse për të bërë me këtë program një ndryshim rrënjësor, në aspektin e krijimit të një hapësire të re kulturore dhe sociale për mijëra e mijëra e mijëra fëmijë, të reja dhe të rinj.

“Njerëzit nuk kanë çfarë na japin më, na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë .

Duhet një qendër sportive më shumë se një ose dy fusha, jo thjesht një palestër, qendër olimpike në modelin e qendrës së Korçës, për të pasur një qendër ku mund të stërviten ekipet sportive të baskisë.

Jemi me vizionin, me projektet dhe më pas me financimet.

Na duhet me patjetër një qendër olimpike në Tiranë që t’i japë mundësi gjithë federatave, aktivitetet jashtë futbollit që mund të përfshihen”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit