Spaho për eurobondin: Borxhin nuk duhet ta shesim si sukses! Pas 5 viteve do paguajmë më tepër

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh se eurobondi që synon të marrë qeveria shqiptare nuk duhet që ta shohim si sukses, pasi shlyerja dhe peshën e tij do ta shohim pas 5 viteve.

Spaho tha se nga eurobondi 700 mln euro do të shkojnë 250 mln euro për borxhin e vjetër dhe 450 mln euro për investime.

Ai i kërkoi qeverisë që të mos bëjë investime të tipit 30 mln euro për një km rrugë, ndërkohë që në Europë është shumë më pak.

“Të marrësh borxh është risk i madh nuk duhet ta shesim si sukses.

Borxhi vetëm me shifrat që raporton qeveria sot është 80%, por po të futesh te detyrimet e prapambetura shkon te 90%.

Është një shenjë që duhet të na shqetësojë, që kjo qeveri është e orientuar drejt borxhit. Sot kjo qeveri nuk e ndjen se shlyerja do fillojë pas 4-5 viteve.

Pas 5 viteve do paguajmë shumë më tepër për të paguar borxhin e vjetër.

Efektiviteti.

Sot kemi 250 mln euro për borxh të vjetër dhe 450 mln euro për investime.

Nëse janë investime nuk duhet ta bëjmë si struci dhe të themi po i çojmë te rruga në Milot me 30 mln euro kilometri, apo te rruga e Balldrenit. Nuk jam kundër investimeve, por kostot janë të papranueshme.

Norma e Interesit. Tregu është me para pafund. Do 2 mld euro të marrësh t’i japin edhe me kosto më të ulët.

Këto kushte për të marrë me këtë normë interesi garantohen nga BE. Nuk është besimi në ekonominë shqiptare.

Po të ishte mirë do merrnim të ardhura.

Kjo ekonomi nuk do shkojë në gropë, pro efektet në pandemi dhe tërmetit do ti rregullojë nga ndihmat financiare që kanë marrë nga institucionet ndërkombëtare”, tha Spaho.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit