SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Mos i humb

SPAK ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-gjyqtaren e Krujës, e cila akuzohet se ka liruar nga burgu disa të dënuar në këmbim të shumave monetare.

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha u arrestua në 11 shkurt të këtij viti. Ajo akuzohet se ka liruar nga burgu persona të rrezikshëm të dënuar me burgim të përjetshëm: Endrit Doklen, Genc Tafilin dhe Hekuran Billën

Ajo nuk vepronte e vetme, pasi së bashku me avokatin Aldo Tabakun kishin krijuar një skemë për të bërë të mundur lirimin e tyre përmes raporteve false.

Tabaku bënte rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.

Pjesë e dosjes së SPAK është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para gjyqtares Hoxha për gjykim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit