SPAK sekuestron 1 milion Euro pasuri në Shkodër

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion njofton se ka sekuestruar sot disa pasuria qe kapin vleren 1 milion Euro. Sipas SPAK këto pasuri janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikimit të drogës në Danimarkë.

Mësohet se pasuritë i përkisnin shtetasit Astrit Beqiri, i cili akuzohet për trafik kokaine në Danimarkë. SPAK ka sekuestruar një pulari, 5 automjete dhe para cash.

“Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK. Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera: 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar.

Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë €m 5 automjete të ndryshme, 173 500 € & 8.6 Milion Lekë cash!”, njofton SPAK.

SPAK akuzon Astrit Beqirin për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që ka operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri, etj.

Ky grup kriminal të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin te Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit