SPAK sekuestron pasurinë e ish-gjyqtarit Admir Thanza

Mos i humb

TIRANE- SPAK ka firmosur sekuestro për dy prona të ish-anëtarit tw Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet nga SPAK për “deklarim të rreme e fshehje të pasurisë”.

Me kërkesë të SPAK gjykata i ka sekuestruar një garazh dhe një apartament 70 m2 në Tiranë, të dyshuara si të pajustifikuara në burime të ligjshme.

Thanza është shkarkuar nga Vettingu pikërisht për probleme me justifikimin e pasurisë.

Po ashtu gjatë hetimit administrativ nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi që ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë të kishte fshehur edhe një dënim të marrë në Itali për vjedhje.

Dënimi ishte me 40 ditë burg që më pas i ishte konvertuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit