Spanja dhe Franca “digjen”, temperaturat arrijnë në nivele rekord

Mos i humb

Spanja dhe Franca jugore janë goditur për të dytin vit radhazi nga një valë nxejtësie ekstreme, me temperaturat që arrijnë nivele të larta që normalisht nuk regjistrohen deri në korrik ose gusht dhe ekspertët paralajmërojnë se diçka e tillë pritet të ndodhë më shpesh.

“Météo France”, tha se temperaturat tashmë kishin tejkaluar 35 C afër Mesdheut dhe do të rriteshin më tej nga mesi i javës pasi masa e ajrit të nxehtë u zhvendos drejt veriut, me pjesë të jugperëndimit dhe luginës së Rhone që arrin në 39C.

Edhe në Alsace, Brittany dhe në rajonin më të madh të Parisit, temperaturat pritej të arrinin – dhe në disa zona të tejkalojnë ndjeshëm – 30 gradë Celsius, tha parashikuesi Patrick Galois, duke shtuar se kryeqyteti francez mund të arrijë 35 gradë Celsius të enjten.

Në Spanjën fqinje, temperaturat në fillim të qershorit janë më të nxehtat e regjistruara në të paktën 20 vjet, me 40 gradë Celsius të regjistruar gjatë fundjavës në Sevilje dhe Kordoba aty pranë, 42 gradë Celsius në luginën Guadiana në Extremadura dhe 43 gradë Celsius në pjesë të tjera të Spanjës jugore.

Episodet e të nxehtit ekstrem në të dy vendet pasojnë majin më të nxehtë të regjistruar në Francë dhe Spanjë. Franca regjistroi temperatura mbi 38 gradë Celsius – rreth 17 gradë Celsius më të nxehta se mesatarja sezonale – në disa pjesë të jugut muajin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit