Spanja dhe Koreja e Jugut vendosin kufizime për mbërritjet nga Kina

Mos i humb

Rritja e shpejtë e numrit të rasteve të koronavirusit në Kinë ka bërë që Spanja dhe Koreja e Jugut t’i bashkohen vendeve që njoftojnë kërkesa shtesë për udhëtime për vizitorët nga Kina.

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias deklaroi se të ardhurit nga Kina do të duhet t’i nënshtrohen një testi për koronavirusin ose të kenë një grup të plotë vaksinash përpara se të hyjnë në vend.

Darias nuk tregoi një datë të saktë se kur do të zbatohen kufizimet, duke thënë vetëm se kjo do të vendoset së shpejti.

Madridi ka thënë se do të përpiqet të përcaktojë një politikë të përbashkët për të gjitha vendet e BE-së për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italinë, kanë vendosur ose njoftuar tashmë kufizime të hyrjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit