Spanjë, marsh protestues kundër dhunës ndaj grave

Mos i humb

Një marsh protestues masiv për shkak të dhunës mbi gratë është mbajtur sot në mbarë Spanjën.

Marshi është organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave, ndërsa tubimi qendror është mbajtur në qendër të Madridit.

Tubimin e organizoi shoqata “Forumi madrilien kundër dhunës ndaj grave”, ndërsa e mbështetën shumë parti politike, sindikata dhe organizata joqeveritare.

“Dëshirojmë të jemi të lira, pa përjashtime”, shkruhej në një afishe të madhe të cilin e mbanin mijëra pjesëmarrës të marshit në Madrid.

Dhuna ndaj grave është një nga problemet kryesore në shoqërinë spanjolle, ndërsa vitet e fundit është bërë fushatë kundër kësaj dukurie. Së paku 972 gra janë vrarë si viktima të dhunës në familje.

Vitet e kaluara bashkëshortët ose të fejuarit kanë vrarë 49 gra në Spanjë, ndërsa për dhjetë muaj të këtij viti janë vrarë edhe 44 gra.

Policia spanjolle ka bërë të ditur se sivjet janë regjistruar afër 67.000 sulme ndaj grave nga ana e partnerëve të tyre burra.

Me vendim të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave shënohet çdo 25 nëntor në shenjë përkujtimi për ditën e vitit 1960 kur diktatori Rafael Trujillo urdhëroi ekzekutimin e motrave Patrie, Minetve dhe Marie Terese në Republikën Dominikane./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit