Spanjë, regjistrohen 523 vdekje të reja nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka njoftuar se pas bllokimit njëmujor, në vend janë konfirmuar 523 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin zyrtar të përgjithshëm të vdekjeve në 18.579.

Ndonëse Spanja ka vendosur bllokim nga 14 marsi, numri i të infektuarve të rinj mbetet i rëndësishëm. Gjatë 24 orëve të fundit, Spanja ka konfirmuar pothuajse 5.000 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 177.633.

Gjithsej, 70.853 persona janë shëruar nga sëmundja.

Spanja tashmë ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë për banor nga COVID-19 në botë. Megjithatë, numri zyrtar i të vdekurve në Spanjë përfshin vetëm ata që vdiqën në spital dhe rezultuan pozitivë në testin e sëmundjes. Në shifrat zyrtare nuk përfshihen mijëra të tjerë që vdiqën në shtëpitë e tyre, në shtëpitë e kujdesit ose në spitale pa u testuar.

Spanja zgjati masat e bllokimit deri në 26 prill, por zyrtarët e qeverisë dje sugjeruan që ato të vazhdohen të paktën deri më 11 maj. Kjo do të bënte që kohëzgjatja totale e masave të jetë dy muaj.

Të martën, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi një parashikim që parashikon që BPV e Spanjës do të binte me 8 për qind këtë vit, ndërsa papunësia do të rritej në 20.8 për qind.

Spanja nuk ka përjetuar këtë nivel të rënies ekonomike që nga lufta e tij civile në vitin 1936, kur sipas të përditshmes spanjolle El País, ekonomia u zvogëlua për 23.5 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit