Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar 637 të vdekur në 24 orë, një bilanc në rënie për të katërtën ditë radhazi dhe shifra më e ulët në 13 ditë, sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i rasteve është rritur me 3,3% për të njëjtën periudhë nga 4,8% një ditë më pare, gjë që thekson se përhapja e koronavirusit po ngadalësohet në vendin që është goditur më rendë nga COVID-19, pas Italisë.
Numri total i të vdekurve ka arritur në 13.055 dhe i personave të kontaminuar në 135 032.