Turqia neutralizon 5 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Mos i humb

Forcat ajrore turke kanë neutralizuar pesë terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët u neutralizuan në rajonet Hakurk dhe Avasin-Basyan në një operacion ajror, tha Ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Ministria shtoi se operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë.

Terroristët e PKK shpesh kërkojnë strehim në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit turk, për të planifikuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e afër 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit