Spanjë, tejkalon 27 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka përditësuar të dhënat lidhur me rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në vend. Shifra e vdekjeve në 5 ditët e fundit vazhdon të jetë nën 200, ndërkohë që shifra më e lartë e vdekjeve ditore për shkak të COVID-19 në Spanjë u shënua më 2 prill ku u regjistruan 950 vdekje.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 27.104, ndërsa me 439 rastet e shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 228.691 numri i rasteve të përcaktuara sipas testeve PCR.

Gjithashtu ministria ka bërë të ditur që numri i personave të shëruar ka arritur në 140.823 me rreth 2.000 shërimet e reja.

Në kryeqytetin Madrid në Spanjë ku pandemia është vërejtur më intensive, kanë humbur jetën deri më tani 8.720 njerëz, ndërsa janë shënuar gjithsej 64.972 raste.

– Debati për detyrimin e përdorimit të maskave në ambiente publike

Ndërkohë, Fernando Simon, drejtori i Qendrës së shërbimeve emergjente shëndetësore dhe të koordinimit paralajmërues të Ministrisë së Shëndetësisë në një konferencë për media ka vlerësuar të dhënat e reja lidhur me COVID-19.

“Katër vende me numrin më të madh të rasteve pas SHBA-së janë në Evropë. Rusia e dyta, Spanja e treta dhe Britania në vend të katërt. Ka shumë mundësi që Britania ta kalojë Spanjën në ditët e ardhshme”, tha Simon.

Ai ka dhënë përgjigje edhe për debatin e bërë në Spanjë që “përdorimi i detyrueshëm i maskës do të zbatohet jo vetëm në mjediset e mbyllura, por edhe në të gjithë ambientet publike”.

“Kjo çështje ndodhet në rendin e ditës së qeverisë dhe ekspertëve dhe lidhur me këtë po vazhdojnë punimet. Përdorimi i maskës është një prej masave më efektive kundër pandemisë. Nëse përdorimi i maskës për të gjitha hapësirat publike bëhet i detyrueshëm, kjo do të vlerësohet veçmas për shumë sektorë si politika, arsimi, turizmi”, tha Simon.

– Qeveria spanjolle dëshiron të zgjasë edhe një muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Në anën tjetër qeveria e koalicionit të majtë ka filluar të humbasë mbështetjen e saj në parlament për shkak se dëshiron të zgjasë edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme që përfundon me 24 maj, ndryshe nga procesi i deritanishëm i cili në përputhje me kushtetutën ka qenë një herë në çdo 15 ditë.

Duke folur në seancën e asamblesë ku opozita i drejton pyetje qeverisë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, partive politike u bëri thirrje për “unitet” përballë pandemisë për të “shpëtuar jetët, punët dhe kompanitë e spanjollëve”.

Sanchez, ka mbrojtur idenë që gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdojë gjatë katër fazave që ata kanë shpallur gjatë procesit të normalizimit gradual dhe që pritet të përfundojë në fund të qershorit në të gjithë vendin.

Partia Popullore e krahut të djathë (PP) në opozitën kryesore, e cila deri më tani ka miratuar tre herë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe që abstenoi në votimin e fundit në parlament, njoftoi se nuk do të mbështesin edhe njëherë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Lideri i PP-së, Pablo Casado, kërkoi një “plan B” nga qeveria të cilën e akuzon për “keqmenaxhim” të luftës kundër COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit