Britania regjistron rënien më të madhe mujore të PBB që nga viti 1997

Mos i humb

Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare të vendit treguan se ekonomia pësoi një tronditje të konsiderueshme që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

Prodhimi i shërbimeve dhe sektorëve të prodhimit ra me 6,2 për qind dhe 4,2 për qind, përkatësisht, në mars 2020.

Kësaj rënie rekord në sektorin e shërbimeve i paraprinë “tregtia me shumicë, pakicë dhe makinave, e ndjekur nga akomodimi dhe shërbimet ushqimore dhe arsimi”, sipas autoriteteve.

PBB e Britanisë shënoi rënie me 2.0 për qind në tremujorin e parë, janar- mars, të vitit 2020.

Autoriteti i statistikave tha se rënia ishte rezultat i “efekteve të drejtpërdrejta” të pandemisë së COVID-19 dhe përpjekjeve të qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në të përmenden kufizimet e lëvizjes në Britani të Madhe, që filluan më 23 mars, si “masa më e rëndësishme”.

“Gjatë krizës globale financiare, nga kulmi i saj në shkurt 2008 në pikën më të ulët në mars 2009, gjithsej 13 muaj, PBB-ja u tkurr 6.9 për qind”, njoftoi zyra e statistikave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit