
Republika e Maqedonisë së Veriut ka mësuar shumë nga vala e madhe e migrantëve me të cilën u përball kohë më parë dhe si rrjedhojë, këtë përvojë e ka shndërruar në ligje, akte nënligjore dhe plane aksionale për tu përballur me situata të ngjajshme në të ardhmen dhe atë tashmë e ndan me vendet e rajonit, deklaroi ministri i Brendëshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një brifing me diplomatët mbi aktivitetet e nismës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI).
Në adresimin e tij, Spasovski tha se migracioni është një fenomen i shtyer nga kërkimi për kushte më të mira për jetë, fatkeqësitë e mëdha natyrore, ndërsa më së shpeshti shkak për një valë të madhe dhe të pakontrolluar të migrantëve janë konfliktet e armatosura.
Sipas tij, vendi, por edhe rajoni, për një kohë relativisht të shkurtë u përballën me një valë të madhe migrantësh në kufijtë e tyre, nga e cila vendi mësoi shumë, pasi këtë situatë e shndërroi në ligje dhe në akte nënligjore dhe plane aksionale për tu përballur me situata të ngjajshme edhe në të ardhmen, një përvojë të cilën Maqedonia e Veriut tashmë e ndan brenda MARRI-t.
Spasovski foli edhe për basjhkëpunimin e vendit me Republikën e Serbisë për themelimin e një njësiti për luftën kundër trafikimit me migrantë dhe tregtisë me njerëz, ku si rrjedhojë u thmelua një Task Forcë në kuadër të MPB-së së Maqedonisë së Veriut bashkë me ekipet për identifikimin e personave të rrezikuar dhe të viktimave të trafikimit.
“Migracioni, ose vala e madhe e njerëzve, bart me vete edhe një sërë fenomenesh të tjera, kryesisht veprat penale të tregëtisë dhe trafikimit me njerëz, gjë të cilën duhet ta zbulojmë dhe ndalojmë, mirëpo këto situata, përfshijnë në vete edhe nevojën për të ofruar ndihmë mjekësore, si dhe mbrojtje dhe integrim”, tha Spasovski, duke shtuar se realizimi i të lartpërmendurave kërkon një bashkim rajonal bashkë me një qasje të koordinuar.
Jasmin Gagulla nga Ambasada e Bosnjë dhe Hercegovinës në Shkup, vend që aktualisht kryeson me nismën MARRI, në brifingun e tij foli për të arriturat gjatë kryesimit boshnjak me këtë nismë, duke informuar se zyra e IOM-it tashmë ka themeluar një platformë rajonale për këmbimin e të dhënave mbi emigrantët në Ballkanin Perendimor, ndërsa që nga janari i vitit 2020, shtetet anëtare të MARRI-t do të mund të bëjnë edhe këmbimin zyrtar të të dhënave që zotërojnë mbi migrantët.
Me ligjërata të tyre mbi sfidat dhe të arriturat e MARRI-t gjatë 15 viteve të funskionimit folën drejtori i Qendrës Rajonale të nismës, Sasho Kocev, dhe ish-drejtori Thomas Birath.
Kujtojmë se Nisma Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) është themeluar në vitin 2003, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, dhe është lançuar zyrtarisht më 5 prill 2004 në Konferencën Ministeriale të mbajtur në Herceg-Novi.
MARRI përbëhet nga shtatë shtete anëtare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.


