Deputeti i PD-së Dashnor Sula, i veshur si i burgosur në shenjë proteste, ka mbajtur fjalën e tij në parlament. Ai tha se maxhoranca po le nam për çdo ditë që kalon. Sula tha se deputetët e Partisë Demokratike u përjashtuan pa ligj dhe se ky është një turp.
Më tej, Sula deklaroi se Ervin Salianji u bë kurban dhe sot i shkatërrohet jeta, vetëm pse denoncoi vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj se është trafikant droge. Sula tha se maxhoranca është ajo që përdori vendimet e GJK në rastin e Xhaçkës si letër higjienike.
Dashnor Sula: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë masat. Jemi dënuar pa ligj. Ku e gjetët ligjin, për përjashtimin 40 ditë e 60 ditë. Kanë firmosur njerëz që nuk ua kam dëgjuar zërin, memecë. Vendimet e GJK i përdorët për letër higjenike.
E dënuat Ervin Salianjin pa ligj. E bëtë kurban deputetin e PD. Tha që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm është trafikant. Nëse nuk ka qenë i dënuar, pse e çuat në Itali. Ne nuk kemi frikë të shkojmë në SPAK. Turp duhet të keni ju, që keni dy grupe parlamentare në burg. Po lini kokrrën e namit, do hyni në rekordet Guinnes.