Spiropali fton opozitën: Të jemi të bashkuar në menaxhimin e krizës, paketat e qeverisë kanë dhënë jo pak ndihmesë për situatën

Mos i humb

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka treguar të gjithë përpjekjet që po bën qeveria për menaxhimin e krizës.

Ajo i bëri thirrje opozitës që të bashkojnë përpjekjet në këtë drejtim. Sakaq, ajo u ndal edhe te ish-deputeti Alqi Bllako, për të cilin tha se fjalën e fundit për të e ka drejtësia.

“Të vazhdoni të mos na duroni dhe të na luftoni, por të bëhemi bashkë për të luftuar kundër të keqes së përbashkët që na ka goditur. Çdo mendim dhe ide është i mirëpritur. Bëj apel për klimën mes nesh.

Çmimet që siç dikton tregu patjetër që nuk mund të kontrollohen. Ne kemi pak mjete për të kontrolluar, edhe pse përmes bordeve po bëjmë gjithçka për të gjetur mirëkuptimin, për marzhet e fitimit dhe produktet e shportës.

Ne nuk e kemi në dorë tregun, por mund të ulim tensionin mes nesh. Kaq e kushtëzon edhe ndërgjegjja qytetare.

Sigurisht që politika është edhe art i të mundurës dhe na lejon të ëndërrojmë. Çmimi i energjisë në treg, vitin e kaluar ishte 52 euro, ndërsa sot është 5 herë më shtrenjtë.

Qytetarët duhet të paguanin një faturë 10 herë më të madhe. Mburoja financiare bën të mundur normalitetin. Që prej tetorit, qeveria paguan konsumatorin familjar dhe bizneset e vogla. Kriza e energjisë ka nisur më herët. Sot kemi kombinim real rrethanash dhe krizash. Me këtë akt normativ shtojmë mbështetje buxhetore.

Për 3 muaj rresht, do të kompensohet rritja e produkteve të shportës. Kjo paketë adreson mbështetjen për fermerët. Shqipëria bën diferencë me vendet e rajonit. Në Shqipëri për 95 mijë biznese TVSH është zero.

Tatimi mbi fitimin është zero, në Maqedoni është 10%, pse s’i përmendi këto. Ky është vetëm fillimi. Për Bllakon ne presim që të flasë drejtësia, edhe kur gjykata Kushtetuese vendosi jo për shkarkimin e Metës ne e pranuam. Sa e vështirë dhe e rëndësishme do të jetë detyra për të skicuar figurën e presidentit të ardhshëm, është figura e Ilir Metës.

Ne i kthejmë institucionet ashtu siç i kthejmë normalitetin vendit. Me këtë akt normativ, ne do t’i kthejmë normalitetin edhe familjeve shqiptare”, tha Spiropali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit