Spiropali: Në koherencë me çdo kërkesë të qytetarëve

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste mblodhi sot në ambientet e Kuvend grupin parlamentar të PS-së.
Duke informuar mbi këtë mbledhje, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se u vendosën prioritetet e grupimit politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike dhe sociale.
“Por jo vetëm. U diskutua edhe ngritja e punës së grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi”, u shpreh ajo.
Spiropali theksoi se “beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit