Spiropali-opozitës: Po kërkoni hesap për një çështje të paqenë

Mos i humb

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali, e cila është e autorizuara e kryeministrit Rama për të dhënë sqarime për interpelancën për çështjen e “Mc Gonigal” tha se pretendimet dhe akuzat qe ka ngritur opozita janë të paqena.

Ajo theksoi se opozita prej ditësh po flet për një çështjen, që sipas saj nuk ekziston.

“Këtu është e rëndësishme që të vijmë dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë që ju të ngrini mashtrime dhe gënjeshtra.

Po ju pyes, e doni apo nuk e doni zhbërjen përfundimtare të shtjerës qesharake, që keni ngritur, me gjithë respektin.

Nuk mund të vini këtu dhe të hidhni akuza penale.

Ju keni një kohë të gjatë që rrini në atë anë [drejtuar Gazement Bardhit] dhe po kërkon hesap për një çështje të paqenë dhe nuk ekziston asgjë. E doni apo nuk e doni përgjigjen?

Pranojeni, që  ju vini këtu dhe akuzat i keni për konsum politik dhe skeni seriozitet për këto çështje”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit