Spitalet në Gaza në prag të mbylljes për shkak të krizës energjetike

Mos i humb

Një nga pasojat e okupimit shumëvjeçarë izraelit të Gazës është kriza energjetike në këtë rajon palestinez, ndërsa veçanërisht në mënyrë negative ndikon në institucionet shëndetësore.

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, njoftoi se sot në mëngjes është ndaluar puna në tre spitale dhe disa qendra shëndetësore të cilat kanë harxhuar karburantin për gjeneratorë, që deri tani furnizonin me energji elektrike.

“Momentalisht kemi dhjetë spitale dhe qendra mjekësore agregatet e të cilëve janë shuar”, theksohet në njoftim.

Ministri dikasterial palestinez, Yusuf Abu al-Riysh, më parë paralajmëroi se sektori shëndetësor në Gaza përballet me kolaps, si për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ashtu edhe për shkak të mungesës së barnave, pajisjeve mjekësore dhe resurseve tjera.

Reduktimi i energjisë elektrike në Gaza në dit zgjat rreth 20 orë, ndërsa spitaleve në muaj për të punuar me gjeneratorë u nevojiten rreth gjysmë milion litra naftë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit