Spitali COVID përfshihet nga flakët në Rumani, ndërrojnë jetën 4 pacientë ! Hera e dytë brenda 3 muajsh

Mos i humb

RUMANI– 4 pacientë kanë gjetur vdekjen pasi spitali COVID-19 në qendër të Bukureshtit është përfshirë nga flakët.

Zjarri shpërtheu në spitalin ‘Matei Bals’ në Bukuresht, një nga më të mëdhenjtë e qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

3 pacientë të prekur me COVID gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i katërti ndërroi jetë më vonë.

120 pacientë të tjerë nga i njëjti repart u evakuan.

Kjo është hera e dytë brenda 3 muajve që bie zjarr në këtë spital, ku më herët humbën jetën 10 persona.

 Ky spital u vu në qendër të vëmendjes së mediave pas imazheve të publikuar në internet me pavijone të mbipopulluara dhe pacientë që trajtoheshin në korridore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit