Sri Lanka vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme edhe për një muaj

Mos i humb

Qeveria e Sri Lankës, pas sulmeve terroriste, ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për një muaj, e cila u vendos në prill të këtij viti.

Përveç kësaj, policisë dhe ushtrisë u janë dhë autorizime të gjëra për të kapur dhe marrë në pyetje këdo pa urdhër të gjykatës.

Këto masa u imponuan pasi të paktën 290 persona u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën në sulme të koordinuara në të gjithë vendin.

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, duke përmendur arsyet e vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme, tha se ndikimi i sulmeve terroriste është ende i pranishëm në mesin e qytetarëve dhe duhet të merren masa kundër situatës aktuale.

Gjashtë sulmes vetëvrasës kryen sulme në Sri Lankë ku jetën humbën 290 persona ndërsa mbi 500 të tjerë u plagosën.

Cak i sulmeve më 21 prill ishin tre kisha në qytetet Kochchikada, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo. Shtatë shpërthime u dëgjuan në kopshtin zoologjik në Kollombo dhe i teti në Dematogoda në periferi të qytetit.

Përgjegjësinë për sulmet i mori organizata terroriste DEASH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit