Trump do të prezantojë Mark Esper për sekretar të Mbrojtjes

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të prezantojë për sekretar të Mbrojtjes, Mark Esper, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Forcave Tokësore, i cili do të zëvendësojë Sekretarin e Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë mësohet se Trump do të prezantojë zyrtarisht Esper si kandidat për postin e sekretarit të Mbrojtjes.

Pritet që Senatit Amerikan t’i paraqitet sa më shpejtë të jetë e mundur kandidatura e Esper-it i cili që nga dita e hënë do të qëndrojë si i deleguar në postin e Shanahan i cili aktualisht ushtron postin e sekretari të Mbrojtjes në detyrë.

Kandidimi i Esper-it do të votohet në Senat dhe nëse merr votat e mjaftueshme ai do të jetë sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes.

Pas dorëheqjes së ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis në janar, Shanahan u emërua sekretar i përkohshëm i Mbrojtjes nga presidenti Trump, i cili të martën njoftoi se Shanahan është tërhequr nga “kanididimi për postin e sekretarit të Mbrojtjes”. Ndërsa Shanahan deklaroi se këtë vendim e ka marrë në lidhje me “arsye familjare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit