Stamboll, shtohen masat e sigurisë me rastin e 1 Majit

Mos i humb

 

 

Në sheshin Taksim të Stambollit që nga mëngjesi janë marrë masa të shtuara të sigurisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës. Sot nuk u lejua marsh protestues dhe as tubime me rastin e 1 Majit.

Përveç në Taksim, masa të shtuara të sigurisë janë marrë edhe në pika tjera frekuentuese në të gjithë qytetin, kurse në disa vende janë vendosur edhe barriera metalike.

Hyrja në sheshin Taksim lejohet vetëm në pjesë të caktuara edhe atë pas kalimit të kontrollit të policisë, kurse situata e ngjashme është dhe në rrugën Istiklal ku janë vendosur barriera metalike.

Paralelisht me këtë, sot është arrestuar një grup anëtarësh të Partisë së Shpëtimit Kombëtar (HKP), të cilët tentuan të vijnë në sheshin Taksim. Grupi u mblodh në Sheshin Besiktas dhe brohoriste me sloganin “Në Taksimin nuk mund të parandalohet 1 Maji”.

Pjestarët e forcave speciale të policisë paralajmëruan se nuk lejohet mbajtja e protestës dhe i bëri thirrje grupit të shpërndahet. Pas kësaj, janë arrestuar disa demonstrues të cilët nuk respektuan urdhrin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit