Statusi, nisma për minatorët rrëzohet edhe në Komision

Mos i humb

Pas mendimit negativ të dhënë nga Qeveria, Komisioni i Punës e rrëzoi me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Deputetët socialistë thanë se nisma është e çalë dhe ka nevojë të pasurohet. Ndërkohë, vetë propozuesi i projketligjit për statusin e minatorit, zoti Spahiu tha se përgjigja e Qeverisë teksa ka dhënë mendim negativ është evazive dhe nuk përmban ndikimet financiare.

Ai kërkoi që projektligji të miratohet në parim dhe më pas tek diskutimet nen peë nen të bashkëpunohet me mazhorancën për të arritur një draft të përbashkët.

Për demokratët Qeveria duhet ta thotë se nuk ka para për të mbështetur minatorët./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit