Stevo Pendarovski kërkon edhe një mandat tjetër në Maqedoninë e Veriut

Mos i humb

Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të premten më 1 mars, shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.

Pendarovski tha se kandidaturën e shpalli pas mbështetjes publike që ka marrë nga qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme për t’u nominuar edhe për një mandat në krye të shtetit.

Kandidatura e tij do të ketë mbështetjen edhe të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) në pushtet, e cila edhe e kishte zgjedhur si kandidat për president para pesë vjetësh.

“Arsyeja e parë e kandidimit është se po e përfundoj mandatin e presidentit pa asnjë aferë korruptive, pa asnjë gabim strategjik, asnjë rast të nepotizmit lidhur me familjen apo bashkëpunëtorët e mi”, tha Pendarovski.

“Isha koordinator nacional për NATO-n dhe gjatë mandatit tim të parë u bëmë anëtare e Aleancës Veriatlantike. Gjatë mandatit të dytë pres që të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.Marrëdhëniet ndëretnike, sipas Pendarovskit, mbeten shtylla e kohezionit dhe e stabilitetit të brendshëm, andaj edhe kërkoi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike në zgjedhjet presidenciale.

“Unë jam maqedon, por në këto pesë vjet të mandatit tim nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që përkatësia ime etnike të ketë qenë arsyeje që dikë ta favorizoj apo degradoj”, theksoi Pendarovski.

Duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi, Pandarovski tha se është kundër një kërkese të tillë, pasi zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do t’i jepte kreut të shtetit fuqinë që merr nga populli përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit