Stop djersitjes! Ja si mund ta parandaloni atë!

Mos i humb

Ndërkohë që po shijojmë valën e të nxehtit, rritja e temperaturave vjen me disa probleme.

Ne e dimë se djersitja është një funksion natyral dhe normal i trupit, por është njëkohësisht e pakëndëshme.

Rreth dy milionë njerëz në Angli vuajnë nga djersitja e tepërt dhe mund të jetë një burim serioz sikleti.

Dermatologu në klinikën private në Harley Street, Dr Noor Almaani jep disa mënyra të jetesës që mund të na ndihmojnë në parandalimin e djersitjes.

Mundohuni të reduktoni konsumimin tuaj të kafeinës dhe erëzat, pasi këto ushqime mund të aktivizojnë neurotransmetuesit, të quajtur acetilkoline që mund të stimulojnë gjëndrat e djersës.

Duhet aplikuar antidjersa të cilat duhet të përmbajnë klorur alumini. Kjo është ideale kur djersitja është minimale psh: përpara se të shkoni në shtrat ose pas një dushi të ftohtë.

Për të shmangur djersitjen duhen veshur veshje të gjëra.

Dhe në qoftë se këmbët tuaja janë veçanërisht të djersitura, provoni çorapet me argjend dhe shtresat absorbuese.

Disa ilaçe mund të çojnë në rritjen e djersitjes, siç janë steroidet, ilaçet kundër depresionit, vitamina B3, e duhet që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Sigurohuni të mos bëni  dush të nxehtë përpara një eventi të rëndësishëm sepse kjo do të rrisë temperaturën e trupit dhe djersitjen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit