Strazimiri: Çfarë nderi ka në “Detyrën” për të torturuar një adoleshent

Mos i humb

Deputet i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa ai thoshte para efektivëve të policisë “Detyra, Nderi, Atdheu, ju diktojnë se çfarë duhet të jeni”.

Duke e lidhur me rastin e Daniel Dobrajt, Strazimir kujton se si policia i ka thyer gishtërinjtë 18-vjeçarit.

“Çfarë “Nderi” ka në “Detyrën” për të torturuar një adoleshent derisa t’i thyhen gishtat e dorës me THEMBRËN E ÇIZMES? Çfarë “shërbimi” i bëhet Atdheut me këtë rast?!

Një fjalim militarist për një organizatë si Policia që vetëm militare nuk mund e nuk duhet te jetë!!!

Policia e Shtetit si pjesë e Forcave të Armatosura është vetëm nën regjimet diktatoriale si ai i Enver Hoxhës!”, shkruan Strazimiri.Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit