Strazimiri: Shkodra u trondit, Rama radhit sukseset në polici

Mos i humb

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi pak pas lajmit për shpërthimin me tritol në qytetin e Shkodrës, plagosi disa persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Kjo ngjarje, thotë Strazimiri ndodhi pak minuta përpara se Rama të radhiste “sukseset e tij në policinë e shtetit”.

Në një status në FB, Strazimiri rendit fakte të cilat, sipas tij, fundosin mashtrimet e Ramës në 105-vjetorin e Policisë së Shtetit.

“Për turpin e tij, vetëm pak minuta pasi Shkodra u trondit nga shpërthimi i tritolit, Edi Rama flet për suksese të policisë së tij. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është në hetim për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, madje kërkohet ndihmë deri dhe nga FBI. Ministri aktual Fatmir Xhafa, është vëllai i një të kërkuari ndërkombëtarë për trafik droge. Katër drejtues policie janë në kërkim, 128 të tjerë të raportuar nga shërbimet për trafik droge”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit