STUDIMI/ Efektet afatgjata të koronavirusit, 35 % e të sëmurëve kanë simptoma edhe disa muaj pas shërimit

Mos i humb

Një në tre amerikanë (35%) që kanë kaluar koronavirusin kanë ende simptoma të kësaj sëmundjeje edhe disa muaj pas shërimit.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, sipas të cilës miliona qytetarë amerikanë vijojnë të kenë të paktën një simptomë të koronavirusit, siç mund të jetë lodhje, vështirësi në frymëmarrje, kollë, etj., edhe disa muaj pas shërimit.

Ndër të tjera, studimi thotë: Disa njerëz përjetojnë një sërë simptomash të reja ose të vazhdueshme që mund të zgjasin javë ose muaj pasi janë infektuar për herë të parë me koronavirus.

Për dallim nga disa lloje të tjera të gjendjeve post-COVID që priren të shfaqen vetëm tek njerëzit që kanë pasur sëmundje të rënda, këto simptoma mund të shfaqen tek të gjithë ata që kanë pasur simptoma të lehta të COVID-19.

Njerëzit zakonisht raportojnë se përjetojnë kombinime të ndryshme të simptomave si vështirësi në frymëmarrje; lodhje; vështirësi në përqëndrim; dhimbje kraharori dhe stomaku; probleme me gjumin; diarre; humbje të shijes, etj.

Simptomat në fjalë janë më të dukshme në persona mbi 40 vjeç dhe pjesa më e madhe tek gratë.

Studimi i referohet të dhënave të vjelura nga 336 persona që kanë kaluar koronavirusin përgjatë vitit 2020. Megjithatë, bëjnë me dije kërkuesit, do të duhet që të bëhet një studim edhe më i madh për një kohë më të gjatë në mënyrë që të arrihet në një përfundim më të plotë mbi efektet afatgjata të koronavirusit tek trupi ynë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit