Një stuhi e rrallë dimri ka sjellë dëborë dhe ngrica në një pjesë të jugut të SHBA-së që është bërë shkak për mbylljen e autostradave dhe aeroporteve në Teksas. Gjithashtu, është lëshuar një paralajmërim për stuhi në Luizianën jugperëndimore.
BBC News raporton se si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit, 4 persona kanë humbur jetën deri më tani. Ndërkohë, në veri të vendit, pjesë të Nju Jorkut po goditen nga një stuhi tjetër dëbore.
Temperaturat pritet të bien shumë nën mesataret e Janarit dhe mund të tejkalojnë nivelet më të ulëta rekord që shtrihen nga bregu në Luginën e Tenesit.
Pjesë të Kanadasë janë goditur gjithashtu nga moti shumë i ftohtë i dimrit me paralajmërime ekstreme në të gjithë provincat e Ontarios dhe Quebec. Me erë të ftohtë, temperaturat do të jenë deri në -50C në disa zona.