Stuhia godet Shkupin!

Mos i humb

Sot Shkupi u përfshi nga moti i keq që u karakterizua me shi, breshër dhe erë të fuqishme prej mbi 80 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi dëme në pronën publike dhe private si dhe në sipërfaqet e gjelbra.

Deri tek Qyteti i Shkupit janë raportuar 30 drunj të rrëzuar në rrugë dhe trotuare, shtylla dhe kabllo elektrike, ndërsa disa prej tyre shkaktuan dëme të konsiderueshme ndaj automjeteve dhe pronave private.

“Të gjitha ndërmarrjet publike, Brigada Zjarrfikëse dhe policia e trafikut me gjithë potencialin e tyre njerëzor janë në rrugët e Shkupit në një përpjekje të përbashkët për të eliminuar problemet në kohën më të shpejtë të mundshme. Për momentin ekipet e Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të qytetit punojnë për të pastruar bulevardet dhe rrugët e qytetit, dhe pastaj të vazhdojnë me rrugët më të vogla komunale”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Trafiku në rrugët e Shkupit pas stuhisë është normalizuar dhe policia është njoftuar për dëme në 10 automjete.

Pritet që problemet më të mëdha të eliminohen gjatë ditës së sotme.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të jenë të durueshëm dhe të ndihmojnë ndërmarrjet publike në zgjidhjen e problemeve në qytet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit