Suedi, aktivistja parandalon deportimin e një refugjati

Mos i humb

Një aktiviste e re në Suedi ka parandaluar deportimin e një refugjati afgan, duke ndaluar nisjen e avionit në të cilin ndodhej ai.

Në një lajm të BBC-së thuhet se studenjta Elin Ersson ka protestuar në mënyrë të çuditshme mbi politikat e shtetit të saj për deportim, Suedisë. 22 vjeçarja Ersson, e cila ka mësuar se një refugjat 52 vjeçar afgan do të deportohet, ka marrë biletë për avionin me të cilin do të deportohej ai.

Ersson e cila pasiqë hipi në avion qëndroi në këmbë në korridorin e avionit, tha se nuk do të ulet në karrige për të parandaluar dëbimin e refugjatit afgan. Ersson e cila protestën e saj individuale e transmetoi live nga rrjeti social Facebook, tha se piloti i avionit ka “të drejtën e mosnisjes së avionit”. Ajo tha se protesta e saj do të vazhdojë deri sa refugjati të zbritet nga avioni.

Aktivistja e cila i rezistoi presionit të ekuipazhit të avionit dhe pasagjerëve të tjerë të zemëruar, mori një mbështetje të madhe në rrjetet sociale. Videoja e vajzës së re të publikuar në Facebook, u shpërnda nga njerëz të shumtë dhe u shikua nga rreth 2 milionë persona.

Duke kundërshtuar politikën e deportimit të Suedisë e cila e llogarit Afganistanin si një shtet të sigurtë, Ersson tha se në qoftë se refugjati në avion do të deportohet, me gjasë të madhe do të vritet. “Do të bëj gjithçka që mundem për të shpëtuar jetën e tij”, tha ajo.

Ndërkaq duke iu përgjigjur një pasagjeri i cili deshi t’i marrë telefonin dhe reagoi ndaj aktivistes për shkak të pengimit të nisjes së avionit, Ersson tha se “Cila është më me vlerë, koha jote apo jeta e një personi?”. Në anën tjetër pak kohë më pas u pa se disa pasagjerë e mbështetën protestën e 22 vjeçares Ersson.

Aktivistja e cila tha se protesta e saj nuk është e paligjshme, kohë pas kohe nuk mund t’u përmbahej lotëve.

Në fund të protestës e cila zgjati rreth 15 minuta, piloti mori vendim të mos pranojë refugjatin në avion me çka refugjati u zbrit nga avioni nga forcat e sigurisë.

Zyrtarët thonë se me gjasë të madhe refugjati do të dëbohet dhe se Ersson do t’u nënshtrohet proceseve ligjore për shkak se nuk respektoi udhëzimet e pilotit.

Në Suedi që nga viti 2012 e deri më tani janë parashtruar rreth 400 mijë aplikime për azil.

Deportimi i refugjatëve në Evropë, shumica e të cilëve vijnë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Afganistani, shkakton reagime gjatë viteve të fundit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit