Suedi, rekomandohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 për grupmoshën 18-65 vjeç

Mos i humb

Në Suedi në kuadër të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19 është rekomanduar doza e tretë për grupmoshën 18-65-vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Suedisë thuhet se nga personat 18-65 vjeç që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës u kërkua që të marrin edhe dozën e tretë kundër COVID-19 në një periudhë brenda 6 muajve.

Ministrja e çështjeve sociale të Suedisë, Lena Hallengren në një konferencë për media njoftoi se kanë ndarë rreth 11 milionë dollarë për dozën e tretë të vaksinës.

Koordinatori për vaksinat në Suedi, Richard Bergström tha se bashkë me vjeshtën ka filluar aplikimi i dozës së tretë për personat mbi 65-vjeç dhe se janë kryer edhe planifikimet për dozën e katërt.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetit Publik të Suedisë, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 ka arritur në 15.126 ndërsa numri i rasteve në 1.192.560. Në vend 82 për qind e personave mbi 16-vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit